Zamir Kalemi mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, kur autorët i bënë një atentat në të cilin qëlluan të paktën 16 herë.

Kalemi mori një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërkohë, autorët dogjën makinën e përdorur për atentatin në Bërzhit, duke mos lënë asnjë gjurmë, gjë që tregon se ngjarja ishte e planifikuar.

Ata përdorën targa të vjedhura për të kryer atentatin, të cilat ishin dnoncuar të humbura në Tiranë më herët.

Pasi e kanë ndjekur për disa orë Kalemin, ata kanë qëlluar nga një distancë e shkurtër, teksa ai ka tentuar të shpëtojë duke u përplasur me trafikndarësen.

Të paktën 16 herë është qëlluar drejt makinës ku udhëtonte Zamir Kalemi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pranë Salitës. Vetëm njëri e kapi në këmbës.

Dyshohet se autorët janë qenë tre: personi që qëlloi, shoferi në timon dhe i treti që i priste në Bërzhitë pasi dogjën makinën.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, teksa pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja.

Shënjestra e atentatit është vëllai i biznesmenit Adriatik Kalemi alias Andrea Kalemi, të cili brenda pak muajsh ju bë dy herë atentat në Greqi, por në të dyja rastet mori plagë të rënda dhe arriti të mbijetojë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re