Në emisionin “Të Pathënat” nga Arbi Fortuzi ka qenë i ftuar drejtuesi politik i PD-së në qarkun Kukës, Flamur Hoxha i cili ka folur për situatën e krijuar brenda PD-së me zhvillimet e fundit ku u përjashtuan Berisha dhe mbështetësit e tij.

Hoxha tha se demokratët që kishin mbërritur në seli për të protestuar, nuk kishin shkuar për të biseduar dhe ndërhyrja e policisë kishte shpëtuar jeta e deputetëve dhe demokratëve që ndodheshin brenda .

Sa i përket blindimit të dyerve, Hoxha tha se ishte një ndër faktorët që ndikuan në sigurimin dhe shpëtimin e demokratëve që ndodheshin brenda.

Hoxha: Brenda selisë ishin rreth 30 deputetë, anëtarë kryesie etj të cilët në momentin që u mblodhën ata qytetarë për të protestuar, u pa qartësisht një dhunë. Nuk e kuptoj pse duhet të thyheshin xhamat. Zgjidhja unë e kam ditur që në fillim që nuk do vinte nga vetë mënyra sesi u nis nga data 9 shtator. Për këtë kemi marrë një vendim sepse është rasti I parë në botë që demokratët dhunohen nga një pakicë. Në këtë rast ka përgjegjës të cilët kanë marrë dënimin e merituar nga ana e kryesia e PD. Mund t’i merrnin ata levat për të hapur dyert por jo të përdornin si mish për top demokratët.

Përse u blinduan dyert e PD?

Hoxha: Dyert e selisë së PD kanë shpëtuar jetë demokratësh. Nëse policia do të kishte ndërhyrë një orë me vonesë apo për pak minuta, të jeni të sigurt se ajo turmë do hynte në ambientet e brendshme dhe imagjinoni se çfarë mund të kishte ndodhur. Nuk arrij të kuptoj qëllimin për të dhunuar selinë e PD . Koha e ultimatumeve dhe përpjekja për të marrë me forcë një institucion është kohë e shkuar.

Hyrja e policisë duket sikur njësoi PD-në me ta. A mos ndoshta Berisha tashmë ka një armë më shumë në dorë?

Hoxha: Çfarë duhet të bënim ne brenda selisë, të prisnim të shpërthenin dyert? Ata nuk kishin ardhur për të biseduar, si mund të bisedosh me një mijë apo me 2 mijë veta. Kishin ardhur për të uzurpuar dhe për të thënë se tashmë partia u përkiste atyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re