Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se dyert dhe dritaret e selisë blu nuk janë blinduar, por pranoi faktin se janë marrë masa për të shmangur përplasjen mes demokratëve.

Bardhi tha se njerëzit e Sali Berishës kanë folur për gjakderdhje.

“Njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje të shtunën në selinë e PD-së. Demokratët do të vrasin demokratët, ky është qëllimi i Berishës? Ky është qëllimi i një njeri në dëshpërim që ka humbur arsyen”.

Selia e fortifikuar me dyer të blinduara? “Është fakt që në seli janë duke u kryer punime nga më të ndryshmet. Është detyra jonë të marrim cdo masë për të shmangur cdo mundësi përplasje mes demokratëve.

Nuk mundemi ne që meqë Berisha ka humbur arsyen, ne të lejojmë këtë shoë dhe t’i bëjmë këtë dhuratë të çmuar Edi Ramës. Nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyre. Cdo zyrë e selisë ka të njëjtat dyer dhe dritare. E vetmja derë e veshur me hekur është ajo ku ndodhet panelet, pasi në këtë moment është duke u punuar” tha ai.

Për punimet, tha se nuk duhet leje nga bashkia e Tiranës. “Punimet sipas ligjit, nuk kanë nevojë për të marrë leje nga asnjë autoritet publik. Për financimet, cdo financim bëhet publik në bilancet e partisë që dorëzohet në KQZ”, deklaroi Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re