Përfaqësuesi ligjor i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Saimir Laçej, në një prononcim për News 24, është shprehur nga Gjykata Kushtetuese presin shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për akcizën.

“Për të gjithë prodhuesit e vegjël, është dyfishuar akciza duke deformuar ligjin e përafruar që në vitin 2012 dhe në kundërshtim me nenin 4 të direktivës 9283 në lidhje me taksimin e produkteve të birrës”, tha ai ndër të tjera.

“Jam këtu për të përfaqësuar çështjen kundër Kuvendit në lidhje me shfuqizimin e dyfishimi të akcizës së birrës për prodhimin vendas dhe jo vetëm. Për të gjithë prodhuesit e vegjël, është dyfishuar akciza duke deformuar ligjin e përafruar që në vitin 2012 dhe në kundërshtim me nenin 4 të direktivës 9283 në lidhje me taksimin e produkteve të birrës.

Sot jepen konkluzionet vendimtare dhe jepet dhe vendimi. Shpresoj në punën e mirë të Gjykatës Kushtetuese shpresoj në një vendim që shfuqizon një deformim që krijon një precedent jo të mirë për investitorët vendas dhe ato të huaj”, tha avokati.

Çfarë kërkon Shoqata e Prodhuesve vendas të Birrës?

Shoqata “Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase” ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimi e pjesshëm të ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkolometrike ndaj volumit më të madhe se 0.5%”.

Pala kërkuese, duke iu referuar relacionit të projektligjit thotë se përveç vlerës shtese te llogaritur ne te ardhurat nga akcize  prej 260 milion lekë, është pretenduar po hiqet fasha 200 000 mije HL per te nxitur rritjen e prodhimit vendas sepse nuk janë te motivuar te rriten se paguajnë me shume taksa dhe gjithashtu për te luftuar evazionin.

Kjo, sipas palës kërkuese, prodhimi vendas është ulur me 7% për shoqëritë qe përfaqëson shoqata, vlera 2 shifrore.

Ndër të tjera, thuhet në argument se të ardhurat shtese te pretenduara 260 Milionë leke janë mbledhur, por për shkak te rënies se numrit te punësuarve rreth 12% dhe rënies se tatim fitimit dhe te ardhurave nga TVSH nga prodhimi vendas rezultati total është  negativ.

Gjithashtu, Shoqata e Birrave argumenton se “ne Shqipëri niveli i akcizës është 4 here me larte se niveli minimal i akcizës se birrës rekomanduar nga  Direktive 92/84/EEC dhe nuk ka asnjë presion për te përafruar nivelin e taksimit me BE sepse është arritur qe ne vitin 2012”.

Gjithashtu u shpreh se asnjë shoqëri shqiptare nuk ka prodhuar mbi 200 mije HL.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re