Fax News ka bërë sot një vëzhgim në disa prej stacioneve pasi Shoqata e Transportit njoftoi se nuk po punon me të gjithë flotën e saj duke e përgjysmuar, duke krijuar radhë të gjata nëpër stacione.

Madje paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kërkesat, do të dyfishojnë çmimin në 80 lekë. Madje shkuan më tej duke thënë se mund të mbyllin shërbimin e tyre.

Ndërkohë qytetarët shprehen se presin prej shumë se 30 minutash, madje njëri prej tyre tha se ka një orë duke pritur urbanin duke vënë në rrezik edhe punën e tyre.

Ata shprehen se rritja e çmimit është e papërballushme, sidomos edhe për pensionistët.

“Asnjë s’na pyet ne, vetë i kanë ngritur sipas qejfit. Kush na pyet ne. Kemi gjysëm ore në stacion. Pothuajse e njëjta punë është përditë. Sot është ditë e veçantë. Paratë i kërkojnë. Me pensionin që marr unë vetëm bukë thatë duhet të hamë tani. Mirë është të pyesin popullin pa ti ngrenë çmimet”—u shpreh një qytetar.

“Një orë që pres për autobusin, është terror mbi qytetarët, mbi njerëzit. Le ti rrisin, do dalim në protestë, u japim votën e na bëjnë gropën”- u shpreh një burrë që po priste prej një orësh në stacion.

“Këtu kam 10 minuta që pres, se sot shkollat, të gjitha. Rritja e çmimit është e papërballueshme,për ne pensionistat, po ca do bëjmë do lëvizim më pak. Mund të shkojmë afër por nga Fresku në këmbë nuk vihet. Do evitojmë lëvizjet”- u shpreh një tjetër qytetare.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re