Bashkia e Tiranës ka nisur investimin për të dyfishuar kapacitetin përpunues dhe filtrues të ujit në impiantin e bovilles, si dhe ndërtimin e një linje të re te cila përmirëson furnizimin me ujë të qytetarëve. Erion Veliaj tha se ky investim i përgjigjet zhvillimit demografik te Tiranës ne dy dekadat e fundit.

 

 “Jam jashtëzakonisht i impresionuar: Është një nga ditët më të ftohta të vitit, megjithatë vlon puna në impiantin e Bovillës. Para 20 vitesh, Tirana kishte gjysmën e popullsisë, me dyfishimin e popullsisë, janë dyfishuar nevojat për ujë. Ndaj, po fillojmë dyfishimin e impiantit të Bovillës. Është një ditë historike për ujësjellës-kanalizimet, jo vetëm të Tiranës, por të Shqipërisë, sepse 1/3 e popullsisë jeton në Tiranë. Ky është ndoshta investimi më i madh pas 20 vitesh për kryeqytetin shqiptar, kur vjen puna te furnizimi me ujë”

 

Për Veliajn ky investim shënon edhe nisjen e realizimit të premtimit se Tirana do të ketë 24 orë ujë brenda 5 viteve.

 

“Ashtu siç kemi premtuar, kjo shënon edhe nisjen e kronometrit për premtimin tonë të 5 viteve: ‘Tirana, ujë 24 orë’. Ka qenë një betejë! Beteja në Këshillin Bashkiak, betejë politike. Faktet janë kokëforta, Tirana ka ende sot ujin më të lirë nga qytetet kryesore në Republikën e Shqipërisë, e megjithatë, ne prapë do të vazhdojmë për t’u siguruar që administrohet mirë çdo qindarkë, që me këto investime dhe ndihmën që na dha BERZH-i, të besojmë te reforma jonë e ujit, si një nga ujësjellësit që ka performuar më mirë vitin e kaluar.”

 

Shumë zona të kryeqytetit do të përfitojnë nga këto investime, veçanërisht zonat periferike, duke patur një furnizimi më të mirë me uje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re