Ambasada e SHBA ka uruar përvjetorin e 12-të të Shqipërisë në NATO duke kujtuar fjalët e ish-Presidentit George W.Bush gjatë vizitës historike në Tiranë në 2007.

Atëhere Bush thoshte se Shqipëria është një mike e besuar dhe aleate e fortë, dhe mund të mbështetet tek SHBA.

Postimi i plotë:

“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” – ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.

Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë.

Gëzuar përvjetorin e 12-të, Shqipëri!

| “Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Thursday, April 1, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re