Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar dyndjen e të rinjve shqiptarë (foto më poshtë), për të takuar personazhe e emisionit “Përputhen”. Kikia shprehet pesimist për të ardhmen e vendit, me atë çfarë pa sot.

Ja çfarë shkruan gazetari: 

Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë! Në dreq do të shkojmë

Në Shkodër, dyndje e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”. Nuk po shiten biletat e ndonjë shfaqeje të ”madhe”. As ka ardhur ndonjë personalitet i shoqërisë tonë dhe njerëzia po rend ta dëgjojë çfarë do të thonë.

Jo ore jo, kanë ardhur heronjtë e ri të shoqërisë tonë. Janë çunat dhe gocat që puthen tek “Përputhen”, dhe njerëzia në Shkodër po vrapon ti prekë, ti shikojë nga afër se sa realë janë. Ti fotografojnë(të gjithë me telefona në duar), tu marrin autografe, të dëgjojnë çfarë do të thonë, çfarë mesazhes do tu japin për jetën dhe të ardhmen. Çfarë mendojnë ata për vendin dhe shoqërisë, si mund të bëhet(edhe më keq) ky vend etj etj.

Në Shkodër kjo, imagjinoni qytetet e tjera…

Dhe pastaj thoni që nuk është faji i popullit që gjërat këtu janë mbrapsht e lëmsh?

Ju mendoni se me këtë rini e me këtë nivel të shoqërisë ne do të ecim përpara?

Dhe ne presim demokraci, presim rini qe te jete me e mire se ne.

Jo more jo, kurrën e kurrës!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re