Dyndje emigrantesh siriane ne kufirin me Greqinë. Burime nga policia kufitare e Korçës tregojnë se vetëm gjate muajit korrik janë kapur 170 shtetas siriane, afgane dhe kurd, te cilët kane hyre ilegalisht nga brezi i gjelbër ne zonën e Devollit. Klandestinet e kapur, pas intervistimit nga policia kufitare, dërgohen ne qendroren e azilkërkuesve ne Tirane. Një pjese e tyre mësohet t’i kenë thëne policisë se kërkojnë strehim politik dhe ekonomik ne Shqipëri. Ndërsa te tjerë kane pohuar se synojnë te largohen përmes vendit tone drejt vendeve te Bashkimit Europian. Ky fluks i klandestinëve sirianë shpjegohet edhe me faktin se ata tërheqin njëri-tjetrin ne ketë korridor te hapur trafikimi me destinacion Shqipërinë, apo duke e përdorur si vend transit.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re