“Blloku i Sigurisë” do të akomodojë të gjithë të shoqëruarit nga Policia në Tiranë.

Godina e re 6-katëshe ndodhet pranë IEVP 302, “Mine Peza” dhe pasi të vihet në funksion, do të presë të gjithë të shoqëruarit apo arrestuarit nga policia duke mbyllur kështu qelitë e komisariateve të Tiranës.

Qelitë e reja do të jenë me kushte dhe siguri moderne, me qëllim shmangien e incidenteve si arratisje apo tentativa të vetëvrasjes. Pas vendimit të gjykatës, çdo i dënuar do të lihet i lirë, apo transferohet për të vuajtur dënimin te “302” dhe “313”, në Tiranë.

Gazetari Eduart Halili raporton skenarin dhe mënyrën si i prangosuri shoqërohet nga punonjës policie do të kalojë përmes këtij korridori, i cili monitorohet 24h me kamera, dhe është me elemente sigurie tepër të lartë, për t’iu drejtuar një nga 66 qelive.

Brenda qelive – Gjithça është e ndare me dy ambiente: Paradhoma dhe dhoma, të cilat kanë të gjitha kushtet për një të ndaluar, dyshekë, ujë të ngrohte, etj. Ne rast se i ndaluari ka nevoja emergjente, ai lajmëron nëpërmjet butonit të ndihmës.

Gjithashtu çdo kat do të ketë dhe dhomë mjeku, për t’i ardhur në ndihmë të ndaluarve, të cilët do të qëndrojnë në qelitë e reja deri në 96 ore. Rreth 80 punonjës policie do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen në godinën e re. Ata do të kenë mundësi të mbikëqyrin të ndaluarit edhe nga pas, nëpërmjet këtij korridori. Blloku i ri i sigurisë shpresojmë që t’i japë fund problematikave që janë vene re se fundmi, sic ishte vetë-djegia e të riut në Komisariatin e Kamzës apo vetë-varja e një tjetër të riu në Komisariatin e Kavajës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re