Skip to content

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht pak ditë më parë të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Myzyri pritet të merret në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.

 

 

SPAK pritet të vazhdojë me fazat e mëtejshme të hetimit për të zbardhur plotësisht mënyrën e funksionimit të këtij skandali të dyshuar me fondet publike.