Nje sulm terrorist ku u dyshua edhe per perfshoirjen e Iranit u parandalua nga autoritetet shqiptare edhe dy vite më parë.

 

Në nëntor të 2016, njësia antiterror dhe prokuroria e Shkodrës, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan kater persona, për të cilët dyshohej se do të kryenin sulm terrorist në ndeshjen e futbollit që do të zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”, mes Shqipërisë dhe Izraelit.

 

Në atë kohë, në pranga u vu Ergys Fasllia, berber në qytetin e Shkodrës, e që cilësohej si organizatori i sulmit. Bashkë me të u prangosën edhe Xhezair Fishti, Medat Hasani si dhe Bekim Protopa.

 

Por, pavarësisht se 4 të arrestuarit hodhën poshtë akuzat për terrorizëm apo indoktrinim të besimtarëve, dhe se nuk kishin asnjë njohje me njëri-tjetrin, ata u lanë në burg pa afat.

 

Por, vetëm një vit më pas, në nëntor të 2017, gjykata e krimeve të rënda u zbuti masën e sigurisë, duke i liruar nga qelia.

 

Pavarësisht përgjimeve telefonike, ku bisedonin se si do të organizohej sulmi prokuroria nuk mundi te gjente asnjë provë bindëse që ti faktonte akuzat.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re