“Hetuesit janë përqendruar gjithashtu në ndikimin e mundshëm të jashtëm të shpërthimit në Bejrut,” tha së fundi presidenti libanez Michel Aoun.

Ai pastaj shtoi se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një raketë apo një bombë. Ky lajm u konfirmua edhe nga televizioni vendas libanez MTV.

Aoun gjithashtu tha se ai i kishte kërkuar presidentit francez Emmanuel Macron t’u dërgonte atyre fotografi ajrore të shpërthimit, dhe njoftoi se do t’i thërriste disa vende të tjera për t’i ndihmuar ata të përcaktojnë nëse shkaku i shpërthimit ishte një zjarr apo ndonjë faktor i jashtëm.

Kjo është pretendimi i parë zyrtar që katastrofa mund të mos ketë qenë rezultat i pakujdesisë. Deri më tani, autoritetet libaneze kanë hedhur poshtë çdo ide të ndikimit të mundshëm të jashtëm, por tani ka probleme të brendshme.

Siç pritej, katastrofa që shkatërroi kryeqytetin libanez katalizoi më tej zemërimin e popullatës. Forcat libaneze të sigurimit qëlluan me gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Bejrut pasi turma u mblodh të enjten mbrëma për të shprehur zemërimin e tyre për reagimin e udhëheqjes politike të vendit.

Mediat shtetërore raportuan të enjten vonë se forcat e sigurisë ishin përballur me qindra protestues anti-qeveritarë në Bejrutin qendror, ku disa prej tyre u plagosën. NNA raportoi se njerëzit u mblodhën pranë parlamentit ku ndezën një zjarr të vogël dhe hodhën gurë ndaj forcave të sigurisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re