Dy gazetarë që raportonin histori të ndryshme në lidhje me trajtimin e njerëzve që ishin diagnostikuar me koronavirus janë zhdukur. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Fang Bin dhe Chen Qiushi janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe u janë bllokuar të gjitha kanalet zyrtare.

Sipas mediave të huaja, Fang Bin dhe Chen Qiushi, mund të jenë zhdukur nga vetë policia kineze dhe të jenë futur nëpër karantina si shumë persona të tjerë, pasi ishin angazhuar vrullshëm në raportimin e trajtimit të njerëzve me koronavirus.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve zyrtare mbi rastin.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e mbi 1400 njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi 64 mijë njerëz.

Ky virus u përhap fillimisht në Wuhan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës.

OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit. Githashtu OBSH ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19. Shumë herë në media janë publikuar raste të mbylljes së njerëzve të infektuar nëpër karantina, të cilët paloseshin sikur të ishin dyshekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re