Federata Shqiptare e Futbollit nis të levizje për takimin e shumëpërfolur të kupës së Shqipërisë Bylis-Tirana.

FSHF në një reagim për mediat sqaron se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis – Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.

Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova.

Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen.

Dueli I parë gjysmëfinal i kupës ka prodhuar shumë akuza në opinionin public. Tirana fitoi pjesën e parë mirëpo në të dytën përmbysja e Bylisit shoqëruar me disa veprime të “cuditshme” në fushën e lojës të disa prej lojtarëve të Tiranës, shkaktuan zhurmë në mjedisin futbollistik shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re