Ditën e djeshme Policia e Elbasanit ndaloi një automjet tip “BMW X6” pranë stadiumit “Elbasan Arena”, brenda të cilit u gjetë armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si edhe një shishe me lëndë djegëse.

LEXO EDHE: Dyshimet për atentat në Elbasan, policia jep detaje: Çfarë u gjet brenda makinës. Shoqërohen disa persona

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë kanë dyshime se kanë parandaluar një atentat. Pjesëtarë të grupit hetimor kanë dyshimet se dy persona të kontraktuar për të kryer atentatin të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet.

Në policinë e Elbasanit u shoqëruan disa persona, ndërsa sot mësohet se në pranga ka rënë një shtetas nga Fushë Kruja, pasa në vendin e ngjarjes iu gjet pasaporta.r.t

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re