Çështja e biznesmenit italian Massimo Ferro i cili u nda nga jeta pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut në spitalin Trita Hospital në Tiranë është duke u hetuar nga prokuroria e Tiranës dhe ajo e Padovas.

Ferro kishte mbërritur në Trita Hospital pasi mjeket Italiane në Milano i kishin rekomanduar klinikën shqiptare ku mund të kryente procedurën e ndërhyrjes me një kosto prej 4400 euro, ndërkohë që në kliniken italiane kjo procedure kushtonte rreth 15 euro.

E ndërsa ndërhyrja u krye në 18 dhjetor në Trita Hospital, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe ekipi i mjekëve në spitalin jo publik e dërguan me urgjencë në QSUT.

Biznesmeni italian humbi jetën vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në reanimacionin e QSUT.

Ndërsa çështja po hetohet dhe familjarët kërkojnë shkakun e ndarjes nga jeta, mediat italiane raportojnë se pas autopsisë së bere në trupin e Ferros nga mjekësia ligjore në Shqipëri është kërkuar të bëhet një autopsi e dytë pasi sipas tyre ekzaminimi i parë në Shqipëri ka ngritur dyshime për prokurorët italianë për mënyrën se si është trajtuar trupi i të ndjerit.

Mediat italiane raportojnë se në trupin e tij mungonin disa organe si stomaku dhe zemra të cilat ishin zëvendësuar me materiale që përdoren nga Mjekësia Ligjore në këto raste.

Burime pranë Mjekësisë Ligjore në Tiranë i thanë Top Channel se, autopsia për të ndjerin Massimo Ferro është bërë sipas rregullave dhe standardeve të Mjekësisë Ligjore.

Pritet të dalin përgjigjet e ekzaminimeve në mënyrë që akti t’i dërgohet Prokurorisë së Tiranës e cila gjithashtu po heton mbi ngjarjen e ndodhur në spitalin jo publik shqiptar Trita Hospital.

LEXO EDHE: Biznesmeni humbi jetën, “Trita Hospital” dhe ‘Dermolife’ të Lindita Hoxhës të maskuara si klinika italiane/ Ja çfarë thonë pacientët

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re