Maria Boutina, një 29-vjeçare ruse e cila jeton në Uashington, është arrestuar të dielën nga autoritetet amerikane si e dyshuar për komplotin.

Me akuzat për agjenturë në shërbim të Moskës, mendohet se ajo ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta me qytetarë amerikane duke arritur të infiltrojë deri në struktura politike, sipas asaj që informon Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Butina thuhet se ka punuar nën kontrollin e një zyrtari të lartë në qeverinë ruse, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Maria Butina është prej dy ditësh në në paraburgim dhe pritet që të mërkurën të dalë në seancën dëgjimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re