Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, pas takimeve me përfaqësues politikë në Kosovë, thanë për mediat se tema kyçe e diskutimit me krerët e Prishtinës ishte dialogu me Serbinë.

Senatori demokrat Ron Johnson, tha se vizita e tyre është një rikonfirmim i mbështetjes së SHBA-së ndaj procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi që të vijmë deri të një marrëveshje, e që është është çelësi që hap potencialin e së ardhmes”.

Nga ana tjetër, senatori republikan Chris Murphy,tha se duhet përkushtim në dialogun me Serbinë.

“Ne shohim një të ardhme për Kosovën që ekziston me miqtë tanë në komunitetin evropian dhe të gjithë bizneset amerikane dhe transatlantike që mund të jenë partnerë në suksesin ekonomik të Kosovës. Por, janë dy gjëra të nevojshme për ringjalljen ekonomike. E para është reforma e brendshme, përkushtimi për rendin dhe ligjin, përkushtimi për reformën në sistemin e edukimit, por po ashtu përkushtimi për dialogun me Serbinë që do të përfshijë zgjidhje të vështira, këtu dhe në Beograd”, deklaroi senatori Murphy.

Senatori Johnson dhe Murphy pritet të vizitojnë edhe Serbinë, ku thanë se do t’i përcjellin mesazhet e njëjta që i dhanë në Kosovë. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re