Rezulton negative për koronavirusin infermierja nga Këlcyra që kishte shfaqur simptoma të ngjashme me COVID-19. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se sipas rezultateve të analizave, infermierja nuk është e infektuara nga koronavirusi.

Ajo u paraqit në spitalin e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme me shenja kolle dhe temperaturë. Infermierja ka shoqëruar disa persona që kanë ardhur nga Italia në fshatin Mazhan. Mësohet se edhe personat e tjerë të familjes janë të sëmurë, por jo në spital

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re