Korçë
Kreu manovër të gabuar dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë rrugore për të kryer alkooltestin, vihet në pranga drejtuesi i mjetit.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit I. N., 37 vjeç, banues në Bilisht, pasi në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka kryer një manovër të gabuar me mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kryerjen e alkooltestit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re