Skip to content

Dyshohen për kontakte të shumta, infektohen me Covid, katër punonjëse të postës

 

Katër punonjëse të postës në Durrës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Të katërta janë punonjëse shërbimi, sporteliste.

Nuk dihet se si janë infektuar punonjëset ndërsa mësohet se janë të dyshuar edhe 3 punonjës të bashkisë, të cilët janë në pritje të përgjigjes së tamponit.

Punonjëset dyshohen se kanë patur kontakte të shumta gjatë ushtrimit të detyrës.