Agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim”, raporton se prokurori në Teheran, ka informuar se autoritetet e vendit kanë arrestuar disa persona me akuza për spiunazh.

Agjencia citon prokurorin Abbas Jafari Dolatabadi të ketë thënë se “të dyshuarit kanë grumbulluar të dhëna të klasifikuara nga disa zona strategjike”.

Raporti në fjalë nuk ka shpalosur identitetin e të arrestuarve, ndërkohë që nuk ka dhënë detaje as për numrin e personave të arrestuar, transmeton aa.

Irani herë pas here publikon informacione për arrestime ose dënime të personave me akuza për spiunazh në favor të shteteve të huaja, në veçanti të SHBA-ve dhe Izraelit. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re