Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje ka arrestuar dy zyrtarë të burgjeve.

Sipas BalkanWeb, bëhet fjalë për zyrtarët Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu. Mësohet se ata dyshohen se falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi.

Personat në fjalë akuzohen për ‘Shpërdorim detyre’. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me prokurorinë Elbasan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re