Skip to content

Dyshohen si kultivuesit e 764 bimëve kanabis të gjetura në Mallakastër, tre në pranga (Emrat)

MALLAKASTER- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Mallakastër, pasi dyshohet se janë kultivues të 764 bimëve narkotike, të gjetura përgjatë përroit të fshatit Mushonjë.

Në pranga janë vënë shtetasit Arsen Lamaj, 24 vjeç, Neim Ametaj, 48 vjeç, dhe 23-vjeçari Anel Ametaj.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.L, 24 vjeç, N.A, 48 vjeç, A.A, 23 vjeç, të tre banues në fshatin Mushonjë, Mallakastër, si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.D, 22 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohent se jane autore te kultivimit te 764 bimeve narkotike përgjatë përroit të fshatit Mushonjë. Neni 284/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, policia është vënë në kërkim të një 22-vjeçari nga Berati, i cili dyshohet se bashkëpunonte me tre personat e arrestuar.

(BalkanWeb)