POGRADEC- Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e një banke të nivelit të dytë.

Ai kishte shkuar në bankë për të kryer veprime bankare dhe dyshohet se ka pësuar infarkt. Abc News mëson se i riu ka mbërritur i vdekur në spitalin e Pogradecit.

Personi, i cili ka ndërruar jetë është Jonel Dushku nga fshati Leminot. Policia dhe grupi hetimor po mbledhin provat dhe po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re