Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, me afat 40 ditë për drejtorin e ujësjellësit Alfred Prodani, i cili u arrestua pasi dyshohet për dhjetra vjedhje të ndodhura në Spanjë.

Burgu me afat 40 ditë është dhënë me qëllim që gjatë kësaj kohe të plotësohen dokumentet për ekstradimin e tij drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë vendase.

Vetë Prodani i ka mohuar akuzat, ndërkohë që emri i tij ishte lakuar më herët dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, në denoncimet e tij përmes qytetarit dixhital.

Edhe pse në kërkim nga shteti spanjoll, për disa vjedhje, përfshirë edhe banesën e yllit madrilen, Karim Benzema, Prodani ishte rekrutuar nga socialistët në pozicione drejtuese të administratës publike.

Arrestimi i tij u bë vetëm 3 ditë më parë, pas marrëveshjes që Shqipëria ratifikoi me Spanjën, që i hap rrugën ekstradimit mes dy vendeve tona, të personave që kanë llogari të hapura me drejtësinë.

E BUJSHME/ I thoshte ‘plak matuf’ Berishës kur e denoncoi, arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, kishte vjedhur shtëpinë e Benzemasë

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re