Gjykata e Posaçme e Shkallës e Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kthyer në SPAK dosjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo.

Lulo akuzohet për “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Në seancën paraprake GJKKO vlerësoi që të mos ta kalojë për gjykim dosjen, por ta ridërgojë në prokurori për plotësim të hetimit.

Përmes avokatit të tij, Klodian Skënderi, Lulo këmbënguli se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se pasuria e tij justifikohej në burime të ligjshme.

SPAK njoftoi në korrik mbylljen e hetimit për Lulon, të cilit më herët iu sekuestrua me kërkesë të SPAK një dyqan me sipërfaqe Fatos Lulo 172 m2, në rrugën e Durrësit në kryeqytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re