Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, është paraqitur në SPAK paraditen e sotme (16 prill).
Paraqitja në SPAK vjen pas kontrolleve në banesë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Elbasan, pasi dyshohet se Luan Tabaku ka lidhje me bandën e Suel Çelës.
Burime bëjnë me dije se njerëz pranë Suel Çelës kanë përfituar tendera publikë nga shoqëria e Ujësjellësit Elbasan, e cila drejtohet nga Tabaku.
Pas kontrolleve, Luan Tabaku eshte thirrur sot ne SPAK per te dhene sqarime prane prokurorëve dhe agjenteve te BKH.