Policia e Kurbinit në bashkëpunim me komisariatin 5 në Tiranë kanë arrestuar një 33-vjeçar, i cili dyshohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ndjekja”, policia arrestoi në Tapizë, shtetasin me iniciale A.L nga Thumana, një person me precedent të mëparshëm kriminal.

Njoftimi i policisë:

Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin tetor 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim edhe nga DVP Korçë, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka transportuar 14 shtetas të huaj, më qëllim kalimin e kufirit, kundrejt pagesës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re