Skip to content

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, nisin hetimet për efektivin e policisë në Përmet

PËRMET- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet mbi një rast te dyshuar ku një efektiv policie në Përmet 56 vjeç ka kryer marrëdhënie intime me një 16-vjeçare.

Raportohet jo-zyrtarisht se janë shoqëruar disa të rinj, shokë me të miturën, të cilët nëpërmjet një video kanë shantazhuar efektivin në këmbim të një vlere monetare.

Ende për këtë rast nuk  ka një njoftim zyrtar ndërsa do te jetë AMP, ajo e cila  do të japë detaje për këtë rast.