Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili një ditë më parë dyshohet se aksidentoi për vdekje një person, ndërsa një grua mbeti e plagosur.

Sipas policisë, “në pranga u vu shtetasi me iniciale E.P, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Golemit”, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues A. Gj. dhe pasagjere shtetasen L. Gj., ku për pasojë shtetasi A. Gj. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja L. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re