Infermieret dhe sanitarja që dyshohet se bashkëpunuan me Tire Alldervishin për ti marrë para familjarëve të pacientëve të shtruar nga Covid-19 kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës.

Seanca në Gjykatën Penale të Tiranës për caktimin e masës së sigurisë për infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukija Hoxhaj të cilat akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre” sapo ka nisur.

Mira Bushi me zë duke u dridhur qan teksa gjyqtarja i bën apelin. “Jam infermiere”, thotë ajo. Edhe Sheqerie Koçi ka qarë para gjykatëses.

Sidorela Çela e cila është me profesion infermiere po ashtu është shfaqur e përlotur duke thënë se ka dy fëmijë: Kam dy fëmije të vegjël një e kam 7 një 4 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re