Policia greke ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, i akuzuar për dhunimin e bashkëshortes së tij greke. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku Celjan Mile, 36 vjeç nga Otllaku i Beratit, është kthyer i dehur nga puna dhe ka nisur t’i bërtasë e ti kanoset bashkëshortes së tij greke E. M., 36 vjeç.
Të njëjtat veprime ai i ka kryer edhe ndaj fëmijëve të mitur 9 dhe 6 vjeç. Pasi ka fyer bashkëshorten me fjalë që cenojnë nderin e saj, ka goditur me grushte në pjesën e pasme të kokës vajzën e mitur me inicialet M. E., 9 vjeçe.
Sipas kallëzimit të bashkëshortes, një ditë më parë, rreth orës 23.00, Mile e ka detyruar atë ,përmes dhunës dhe kanosjes që të kryenin marrëdhënie seksuale.
Policia greke menjëherë pas kallëzimit, ka nisur kërkimet për 36-vjeçarin shqiptar dhe ka arritur ta arrestojë atë.
