Ky është vendi ku u gjet automjeti që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje kriminale në Elbasan. Policia gjeti automjetin në zonën e “Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena”, brenda të cilit u gjetën dy kallashnikov, fishekë dhe një shishe me lëndë djegëse.

Prokuroria e Elbasanit dyshon se dy persona, të cilët besohet se ishin vrasës me pagesë, ishin kontraktuar për të kryer atentatin. Më pas ata do t’i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet. Dyshohet se ata ishin kontraktuar nga një grup kriminal për të kryer atentatin.

Sipas burimeve, dyshimet janë se atentati do të kryhej në qytetin e Elbasanit dhe po punohet për të zbuluar shënjestrën. Grupi hetimor ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në bizneset në zonën pranë automjetit të parkuar, për të zbuluar personat që fshihen pas atentatit të dështuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re