Një 38-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën në një askident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se mjeti në të cilin ndohej shqiptari është përplasur me një parmak mëngjesin e ditës së martë dhe për pasojë ka ndërruar jetë 38-vjeçari.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëherëshme të forcave të ndihmës së shpejt, policisë dhe forcave zjarrfikëse shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi në provincën e Kremonezes.

Hetimet për aksidentin vazhdojnë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shqiptarin e kishte zënë gjumi.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re