Është vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të grabitjes së ndodhur në një pikë shkëmbimi, para dy ditësh në qytetin e Korçës.

Më 5 dhjetor, dy persona grabitën 1 milion lekë në pikën e shkëmbimit në pronësi të Anxhelo Rrenjës.

Dy autorët, i morën atij çantën ku mbante paratë duke u larguan me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18, ndërsa në pranga është vënë 31-vjeçari I. T., banues në Korçë.

“31-vjeçari është kapur nga forcat e Policisë në një lokal në lagjen nr. 18, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 20.05.2020, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Një celular dhe një palë tuta sportive dhe një xhup me kapuç, që dyshohet të jenë përdorur nga autori ditën e ngjarjes, janë sekuestruar nga policia. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes”,-njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re