Autoritetet greke po hapin një parcelë për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke 1940-1941. Mësohet se komisioni i përbashkët greko-shqiptar ka urdhëruar hapjen e kësaj parcele të pozicionuar përbri stadiumit të qytetit të Përmetit.

 

Parcela që po hapet sot parashikohet të shtrihet më një gjatësi 80×40 metra. Ne vendngjarje ka përfaqësues nga trupi diplomatik grek i akredituar në Tiranë, si dhe juristi i Prefekturës së Gjirokastrës, i cili nuk pranoi të jepte informacion, pasi nuk ishte i autorizuar. Mendohet se në këtë parcelë ka varr masiv të ushtarëve grekë, të cilët, sipas komisionit të përbashkët vlerësohet të jenë varrosur mbi 100 trupa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re