Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L. K., 50 vjeç, banues në Elbasan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 17 vjeçe”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re