Policia ka ndaluar dy shtetas 44 dhe 59 vjeç, pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, në Elbasan.

Denoncimi në polici është bërë nga i riu dhe nëna e të riu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njoftimi i policisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re