Një 39-vjeçare në Shkodër është paraqitur për mjekim në spital, pasi dyshohet se në banesën e saj kishte konsumuar acid.

Policia bën me dije se 39-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet për rastin kanë nisur.

“Mëngjesin e sotëm, është paraqitur për mjekim, në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasja V. F., 39 vjeçe, banuese në fshatin Oblikë, e cila dyshohet se ka konsumuar acid, në banesën e saj. Aktualisht 39-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re