Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit Shefqet Ndroqi.
Për gjykim janë dërguar edhe infermieret e tjera të këtij spitali, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit.
Sjellim në vëmendje që Tire Alldervishi, duke u shtirur si infermiere, dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me koronavirus në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Ishte denoncimi i vajzës së një pacienteje me Covid, që çoi në pranga sanitaren e spitalit,
Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar një skemë më e gjerë mashtrimi. Bashkë me Tire Alldervishin, u arrestuan edhe dy infermiere të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore në korrupsion.