Policia e Bulqizës ka arrestuar 53-vjeçarin me iniciale B.L, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare.

Nuk dihen detaje të tjera për këtë ngjarje, policia ka nisur hetimet.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Muajt e fundit abuzimet seksuale me të mitur kanë tronditur opinionin publik. Përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru, përdhunimi i 13-vjeçares në Pogradec, ngacmimi seksual ndaj një 16-vjeçari në Berat dhe ngacmimi seksual i një 5-vjeçares në Berat kanë qenë disa nga ngjarjet më të rënda.

Për këto ngjarje janë arrestuar: Abaz Doku, Blerim Bizgjoni, Sokol Kapinova dhe Romoeo Oço. Abuzuesit nuk kanë para asgjë para togave të zeza

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re