Një 51-vjeçar ra në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Sipas policisë, autori i dyshuar është shtetasi A. K., 51 vjeç, banues në Fier.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re