Në orët e fundit në Tiranë janë konstatuar dy raste të abuzimit seksual me të mitur.

Kështu, sipas policisë në pranga është vënë një 60-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Ndërsa një 42-vjeçar, i cili tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur u shpall në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko