Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një person është plagosur rëndë teksa kryente punime në banesë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, i lënduar është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa thuhet se aktualisht është në reanimacion.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshohet se qyetatarit i ka rënë një pjesë muri mbi trup teksa po punonte.
