Gjykata e Lezhës ka dhënë masën “arrest me burg” për policin Kol Kola, i cili tentoi të përdhunonte një të mitur 13-vjeçare. Efektivi para trupës gjykuese ka thënë se e gjitha ngjarja është e inskenuar, duke mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Kol Kola, 62-vjeç ka qenë me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë.

Ai akuzohet për veprën penale, “Ngacmim seksual”, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re