DIBËR- Tridhjetë banorë të Gjoricës, në Dibër, kanë lënë spitalin pasi morën mjekimin e duhur nga bluzat e bardha. Ata u paraqiten me shenja helmimi, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për të përcaktuar shkaqet.

Aktualisht dyshohet se banorët janë helmuar nga uji i pijshëm.

“Në qendrën shëndetësore Gjoricë, gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore rreth 30 banorë të zonës, të cilët kanë shfaqur simptoma helmimi. Pasi janë trajtuar me ndihmën e parë mjekësore, banorët janë larguar në banesat e tyre.Në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur menjëherë Grupi hetimor dhe  në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së,e  nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Sqarojmë se as gjatë ditës së djeshme dhe as ditën e sotme, në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore”, thuhet në njoftim e Policisë./n.m.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re