Skip to content

Dyshohet se u masakruan për shkak të konfliktit mbi zonat e plazheve, cilët janë të vrarët e të plagosurit në Velipojë (EMRAT)

Orët e para të mëngjesit të kësaj të diele janë përgjakur nga ngjarja e rëndë në Velipojë të Shkodrës, si pasojë e së cilës katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Viktima nga plumbat e armës kanë ngelur Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myserim Zeneli. Kurse të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli, që dyshohet edhe se e kanë kryer aktin makabër.

Ndërkohë që policia, në ndihmë të së cilës ka zbarkuar ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale RENEA, pritet t’i sqarojë rrethanat e ngjarjes, dyshohet se shkak i ndodhisë tonditëse është bërë një konflikt për zonat e plazheve në bregdet.

“Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje”, ka njoftuar policia më herët.

/faxweb