Sot pritet të jepet masa e sigurisë për Fatmir Hoxhaj, autorin e dyshuar të vrasjes së Ahmet Toskës në qytetin e Fierit në muajin tetor.

Hoxhaj është paraqitur pranë Gjykatës së Fierit në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Vrasja në sy të gruas e 50-vjeçarit Ahmet Toska, ndodhur në datën 26 tetor 2020, dyshohet se është kryer nga Fatmir Hoxhaj, person i cili është bashkëjetuesi i gruas së parë të viktimës Toska.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i madh” në Fier në orën 06:00 të mëngjesit teksa viktima po shoqëronte bashkëshorten për në punë, ku një person i maskuar i është afruar dhe e ka ekzekutuar me plumb në kokë.

Hoxhaj është arrestuar në datën 14 nëntor në aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga Italia, ku kishte qëndruar prej disa ditësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re